Friday, February 1, 2013

“Duhej të qaja e të vuaja” (FOTO)


Selin Demiratar ka lindur më 20 mars të vitit 1983 në Stamboll. E njohur si Nermin te seriali ‘’Acy Hayat’’ (Jetë e hidhur), së pari ka punuar në Teatrin Komunal të Antalias.
Në vitin 1999 fiton konkursin e “Miss Globe”, duke përfaqësuar Turqinë në “Miss Bota”, ku fiton vendin e tretë, e më pas filloi karrierën profesioniste si aktore.
E pyetur nëse do të kishte të njëjtën famë nëse nuk do kishte qenë pjesë e një gare si kjo, Selin është përgjigjur: “Nuk di të them, por natyrisht, gjithë ajo vëmendje mediatike, qoftë edhe për pamjen, është një fillim i mirë, por vetëm fillim ama.”
Te telenovela “Jetë e hidhur”, ajo ka luajtur përkrah aktorit Kenan Imirzalioglu (Mehmet Kosova).
“Mendoj se është fat të punosh me një aktor aq fantastik sa Kenan. Roli ishte tejet dramatik dhe shumë i vështirë. Unë duhej të qaja e të vuaja nga fillimi e deri në fund kur Nermin vdes. Por përkrah Kenan, çdo gjë bëhet më e e lehtë”, ka thënë ajo për mediat turke.

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More

 
Design by Free WordPress Themes | Bloggerized by Lasantha - Premium Blogger Themes | Affiliate Network Reviews