Thursday, February 28, 2013

Ide interesante për ditën e Shën Valentinit



Ide interesante për ditën e Shën Valentinit
Zbuloni disa ide interesante dhe bëhuni pak krijues për diten e bukur të dashurisë “Shën Valentini”. Zgjidhni daten më romantike për të kaluar një mbrëmje të bukur me personin tuaj të zemres.
Surprizoni partnerin tuaj duke organizuar një takim romantik që të ndjehni përsoni më i dashur dhe i rrethuar nga dashuria në një ditë kaq të veçantë. Darka në një restorant të mirë është mënyra më tradicionale për të festuar, por nëse nuk nxitoni të prenotoni në kohë  lokalin më të bukur mund të mos gjeni dot vend në momentin e fundit. Shikoni pak idetë e mëposhtme;
Këtë darken vetem në një lokal mund t’a ndani në pjesë të vogla; mund të filloni duke ngrënë diçka të lehtë tek një restorant ku jeni takuar para shumë kohëve. Mund të pini kafe tek lokali preferuar i partnerit, sigurisht dhe porositni një ëmbëlsirë shumë të shijshme, gjithmonë duke pasur parasysh preferencat e partnerit.
Nxirreni të dashurin-en në një lokal me karaoke dhe zgjidhni një këngë romantike për t’ia dedikuar. Nëse ju pelqen diçka më e thjeshtë atëherë  mund të zgjidhni një shetitje në park, ose ski në akull. Kërkoni shoqës ose shokut tuaj të ngushtë të organizojë një darkë të lehtë romantike në shtëpi, nëse keni planifikuar që gjatë ditës të shetisni vendet më romantike të qytetit tuaj.
Nuk ka gjë me të bukur se sa një mesazh i bukur, sensual, ose edhe provokativ nga ana seksuale në diten e Shën Valentinit. Ndërsa ideja më klasike për të kaluar sa më bukur këtë ditë ka të bëjë me viziten e vendit, qytetit tuaj të preferuar nga i cili është e sigurtë që do  t’ju bëjë të ndjeheni të lumtur. (ModeandMakeUp.com)

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More

 
Design by Free WordPress Themes | Bloggerized by Lasantha - Premium Blogger Themes | Affiliate Network Reviews