Ashtu siç kishte paralajmëruar, Çiljeta e ka mbajtur fjalën për të sjellë në jetë djalin. Por lajmi "surprizë" është një tjetër: këngëtarja e ka menduar ta kryejë operacionin e sjelljes në jetë të të birit, pikërisht në ditën e lindjes së saj, më 5 shkurt. Kështu, ia ka dalë mbanë që mbrëmjen e djeshme. Saktësisht, 5 minuta përpara se të shkonte ora 00.00, Çiljeta lindi djalin, të cilin e ka quajtur Fernando, me peshë rreth 3kg e 200 gr. Mësohet se të dy, si bebja, edhe Çili janë në shëndet të plotë dhe gjenden në spitalin grek në Tiranë, aty ku u bë edhe operacioni. Në lindje mësohet se ishte i pranishëm edhe babai i fëmijës, Tomas, me origjinë latino-amerikane dhe me profesion arkitekt, i cili jeton në Francë. (Anabel)
|