Destiny’s Child është rikthyer. Beyonce me shoqe ka dhuruar një spektakël të jashtëzakonshëm mbrëmjen e së dielës në SHBA, ndërsa zhvillohej finalja Super Bowl.Këngëtarja ka qenë nën presion të vazhdueshëm këto ditë pasi u tha se nuk këndoi live gjatë inaugurimit të presidentit Obama.Por kësaj here ajo e ka tundur skenën, duke kënduar disa nga hitet më të njohura të saj he të grupit Destiny’s Child.Ekipi i Baltimore Ravens fituan ngushtësisht me San Francisco 34- 31 në një mbrëmje spektakolare, që pati edhe surprizat e saj.Për 35 minuta stadiumi u zhyt në errësirë pas performancës së Beyonce, për shkak të një defekti teknik.