Seriali ”Sheherzade” dalë ngadalë po harohet ndërsa në zemrën e shikuesve është futur një tjetër bukuroshe, flokëkuqja Hurem të cilin rol e aktron Merjem Uzerli. Në mes të Sheherzades dhe Huremit qëndron një person i vetëm, aktori Halit Ergenc.
Gjithcka do të ishte në rregull nëse në jetën reale Berguzar Korel nuk do të ishte bashkëshortja e Halit Ergenc. Berguzar nuk ka mundur të durojë skenat e dashurisë mes Sulejmanit dhe Huremit. Berguzar ka bërë kërkesë që gjatë këtyre skenave të mos jetë e pranishme në xhirime, dhe në momentin që ka ndërprerë xhirimet ka ardhur tek incidenti ku e ka sulmuar Merjem Uzerlin.
”E ka sulmuar dhe ofenduar shumë Merjemin, e ka kapur për krahu dhe për floke. Filloi ta ofendojë rëndë, derisa Uzerli ëhtë tërhequr anësh, Haliti ka filluar të mar nën kontroll bashkëshorten e tij. Pas gjithë kësaj ai nuk do që të tolerojë xhelozinë e tepruar të bashkëshortes së tij, ndërsa vetëm për shkak të Halitit regjisori nuk ka dashur të largojë Berguzarin nga seriali”, shkruajnë mediat turke.
Kjo ka ndodhur për të tretën herë me rradhë ndërsa Hurem e ka paralajmëruar Sulejmanin që para se të vijë në xhirime të pregadisë bashkëshorten e tij në shtëpi se po krijon skena xhelozie. Pas incidentit, Merjem e ka ftuar Berguzarin në caj, por ajo akoma nuk i është përgjigjur.