Sot 42-vjeçe, dy motrat binjake shohin të njëjtat emisione televizive, lexojnë të njëjtat reviste, konsumojnë të njëjtat ushqime dhe shkojnë bashkë për pushime.
Motrat nga Desborough, Northants, nuk janë ndarë asnjë ditë që kur kanë lindur dhe ndjehen të lumtura pranë njëra-tjetrës.
Por, Nicola dhe Hayley, të cilat janë beqare, e kanë të pamundur të gjejnë të dashur, për shkak të lidhjes së ngushtë që kanë mes tyre.
“Jemi të njëjta në çdo drejtim. Kemi pasur të dashur por partnerët tanë gjithnjë janë larguar pasi ndjehen si njerëz të tretë në marrëdhënien tonë. Unë dhe Hayley jemi tepër të bashkuara dhe kjo është e papranueshme nga të ata”, shprehet Nicole.
Po ashtu, 42-vjeçarja thekson se asnjëra prej tyre nuk ka qenë e martuar dhe nuk e ndjejnë mungesën e partnerëve pasi e ndajnë jetën me njëra-tjetrën.
“Gjithnjë kemi bërë çdo gjë bashkë dhe jemi identike, përveç faktit se unë jam pak më e gjatë se Nicole. Modeli ynë i flokëve ka qenë i njëjtë dhe ndryshe nga disa binjakë ne dëshirojmë të dukemi njësoj”, shprehet Hayley.