Friday, February 1, 2013

Mbyllin vajzën në kafaz për të shkuar në kinema



Një grua amerikane u arrestua së bashku me të fejuarin pasi mbyllën në kafaz vajzën e tyre të birësuar, të moshës 8 vjeçare.
Ky veprim u bë pasi çifti donte të shkonte në kinema. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në Las Cruce, në New Mexico, ku Cindy Patriarchias 33 vjeç dhe Edmond Gonzales 37 vjeç, kishin ndërtuar brenda shtëpisë së tyre një kafaz me gjerësi 75 cm dhe lartësi 152 cm., brenda së cilës kishin çuar një jastëk në dysheme, ndërsa kafazi mbyllej me kyç.
Policia u lajmërua për veprimet e çiftit, nga një fqinj i tyre, i cili kishte parë se si kryefamiljarët kishin dalë bashkë me 3 fëmijët e tjerë, pa vajzën e birësuar.
Kur policia hyri në banesë shtëpia ishte në errësirë, ndërsa vajza qante në dysheme.
Agjentët pritën që të zotët të ktheheshin në shtëpi, duke bërë edhe prangosjen e tyre.

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More

 
Design by Free WordPress Themes | Bloggerized by Lasantha - Premium Blogger Themes | Affiliate Network Reviews