Wednesday, December 19, 2012

Vildane Zeneli" I dua meshkujt shqiptare"

Ajo jeton e ndarë midis New York-ut dhe Los Angeles-it. Entuziaste, bukuroshja nga Prishtina na rrëfen edhe mbi pasionin e momentit, muzikën.

Burimi:

Te Tjera


Vajza e talentuar është një nga emrat më premtues të momentit dhe nuk është aspak çudi që shumë shpejt emri i saj të përmendet e duartrokitet kudo.
Si ndodhi që u bëre pjesë e botës së modës? Kush ishte njeriu i parë që vlerësoi cilësitë e tua?
Kur ne u vendosëm në New York, nuk dinim të flisnim fare anglisht e nuk dinim se si ta fillonim jetën. Përfunduam duke jetuar në një komunitet ku kishte shqiptarë të tjerë që jetonin në të njëjtën zonë. Kjo na ndihmonte të ndiheshim sadopak “si në shtëpi”. Kishim fqinjë një familje nga Shqipëria, të cilët jetonin në të njëjtën ndërtesë me ne. Ata kishin dy djem të vegjël. E ëma e tyre i çonte në plazh fundjavave dhe gjithmonë na ftonte mua dhe motrën time që të shkonim me ta, që të argëtoheshim disi e të largonim mendjen nga traumat që kishim kaluar. Një nga këto ditë, në plazh, në “Manhattan Beach”, një agjent nga “Wilhelmina Agency Modeling” m’u afrua dhe më pyeti nëse unë do të doja të bëhesha modele, sepse sipas tyre unë dukesha si e tillë. Në fillim nuk isha e sigurt, por e mora kartëvizitën e tyre. Një ditë, me vëllanë tim të madh shkova në këtë agjenci dhe aty filloi gjithçka.
Sot, ku jeton dhe me se merresh?
Unë jetoj midis New York-ut dhe Los Angeles-it. Për të qenë e sinqertë, pjesën më të madhe të kohës jam në udhëtim për shkak të punës. Ditët e mia janë super të zëna, sidomos tani që karriera ime është e shpërndarë njëherësh në dy fusha të ndryshme, në atë të modelingut dhe të muzikës. Kjo më merr gjithë kohën dhe mezi gjej mundësinë për të parë familjen time, për të cilët më merr aq shumë malli kur nuk i kam afër.
Gjatë aktiviteteve të tua, ti tregon që je shqiptare?
1000%! Jam shumë krenare që jam shqiptare. Edhe nëse unë nuk e përmend se nga vij, gjëja e parë për të cilën më pyesin njerëzit është kombësia ime, sepse sipas tyre pamja ime i bën të mendojnë se jam një përzierje e shumë vende të ndryshme. Unë me krenari u tregoj se kam gjak 100% shqiptar.
Si reagojnë njerëzit?
Njerëzit trullosen (qesh). Sidomos meshkujt më thonë menjëherë që duan të shkojnë në Shqipëri për të parë nëse femrat shqiptare janë si unë (qesh). Ata shokohen vërtet, sepse gjithmonë mendojnë se unë jam braziliane, venezuelase, kolumbiane, marokene, por kurrë nuk u shkon mendja se jam shqiptare nga Kosova.
Meshkujt shqiptarë si të duken? Ke ndonjë të preferuar?
E kush nuk do t’i donte meshkujt shqiptarë. Im atë dhe vëllezërit e mi janë shqiptarë dhe për mua ata janë burrat më të mëdhenj, më të respektueshëm e më të dashur në botë. Natyrisht që i dua meshkujt shqiptarë, edhe pse njoh pak të tillë. Njëri prej tyre, që e kam njohur për shkak të suksesit të tij në Amerikë, është Tony Dovolani. E respektoj shumë dhe jam fanse e punës së tij. Jam krenare për atë që ai ka arritur të bëjë në Amerikë, duke treguar me krenari talentin dhe kulturën shqiptare.
Kur ke në plan ta vizitosh Shqipërinë?
Kurdo që të më ftojnë jam gati… Bëj shaka (qesh). Sapo të gjej pak kohë të lirë, dua të vij në Shqipëri për të paktën një ose dy ditë.
Cilat janë projektet e tua më të afërta?
Krahas punës si modele me kohë të plotë në “Ford Models”, jam duke punuar edhe me shumë gjëra të tjera. Ndër to, kryesorja për momentin është muzika. Jam artiste e re në këtë fushë dhe shqiptarja e dytë që do të punojë nën firmën e “American record labels”. Ndihem shumë me fat për këtë mundësi, sepse është diçka që kam dashur gjithmonë ta bëj. Sapo kam përfunduar një këngë me Will.i.am të Black Eyed Peas, i cili e shkroi këtë këngë për mua dhe tani është në treg. Kam një tjetër këngë fantastike me Soulja Boy dhe me disa artistë tejet të njohur në botë që nuk dua t’i zbuloj për momentin, por do ta bëj shumë shpejt. Mezi pres ta ndaj muzikën time me botën e sidomos me fansat e mi nga Shqipëria. Mund të them se shpejt do të keni një surprizë shumë të madhe nga unë.Infoshqip

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More

 
Design by Free WordPress Themes | Bloggerized by Lasantha - Premium Blogger Themes | Affiliate Network Reviews