Lekura eshte nje nga materialet e gjithekoheshme qe nuk del asnjehere nga moda. | ||||
| ||||
Lekura eshte nje nga materialet e gjithekoheshme qe nuk del asnjehere nga moda. Eshte e bukur, shik dhe praktike, gje qe shpjegon pse kjo veshje eshte aq popullore pavaresisht nga protestat e vazhdueshme te aktivisteve te te drejtave te kafsheve. Ajo eshte propozuar ne pasarela nga nje liste e gjate stilistesh ne ngjyra te ndryshme, por e zeza do te jete thellesisht dominuese. Kete sezon te ri, “Versace”, qe trend ose jo, gjithmone e ka dashur lekuren, nuk ka humbur asnje rast per te na propozuar nje menyre pak rok dhe sensual. Edhe “Gucci” futet ne stilin rocker dhe nxjerr ne pasarele femrat te veshura me modele shume origjinale. Materiali i lekures eshte perdorur per fustane, funde, pantallona, pallto, xhaketa, kepuce, çanta e aksesore. Eshte e veshtire te gjesh nje veshje qe nuk do te kete elemente lekure kete sezon. Veshjet vijne me nje stil me “shik” dhe joshes. Femra e veshur me lekure do te prezantohet ndryshe. Romantike, me karakter te forte, elegante dhe luks. Vipat e kane perqafuar lehtesisht kete tendence dhe jane fotografuar ne rruge por edhe ne tapetin e kuq me kete veshje. Pantallonat e lekures mbeten te preferuarat e tyre, mbi te gjitha nese jane shume te ngushta. Femrat qe kane ne garderobe veshje me lekure te zeze e dine se eshte jo e lehte per t’u kombinuar. Por, nese vishet ne menyren e duhur mund ta mbani pa droje gjate dites, ne vendin e punes si edhe ne raste ceremoniale. topchannel. |


7:00 PM