Wednesday, December 19, 2012

Rrëmbyes nga qielli



Një ngjarje e pazakontë dhe e frikshme për disa sekonda ka ndodhur në një park të Montrealit në Canada. 

Një fëmijë rreth një vjeç, i ulur në lëndinë, i shoqëruar nga një i rritur ka qenë për pak çaste 'preja' e një shqiponje, e cila pasi vëzhgoi nga sipër ambientin u sul të kapte vogëlushin duke e ngritur rreth një metër në ajër. Mesa duket grabitqari e lëshoi shpejt fëmijën, i cili sipas njoftimeve të fundit nuk ka pësuar asnjë dëm. E gjithë kjo skenë është filmuar dhe videoja po bën xhiron e botës.

Shqiponja e artë, është shpendi grabitqar më i madh në Amerikën e Veriut dhe mund të fluturojë deri në 150 milje për orë, sqaron Shoqata Amerikane e Gjeografisë.

Shkencëtarët thonë se nëse videoja është reale, atëherë shqiponja e ka ngatërruar fëmijën me ndonjë lepur ose ketër, që janë preja e zakontë e këtij shpendi.

 









 

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More

 
Design by Free WordPress Themes | Bloggerized by Lasantha - Premium Blogger Themes | Affiliate Network Reviews