Friday, December 21, 2012

Po bukuroshja shqiptare Adrola Dushi deri ku mbërriti ne “Miss Universe 2012?

19-vjeçarja nga Rresheni na perfaqesoi denjesisht, ndonese s'mundi te shkonte më shumë se...



Ishte “miss”-i vendës,  ajo amerikane, e cila u shpall fituese e “Miss Universe 2012”, kompeticioni i bukurisë që u zhvillua mbrëmë në Las Vegas. Gjithashtu, një arsye krenarie për ne shqiptarët është edhe fakti që Diana Avdiu, përfaqësuesja e Kosovës, arriti të marrë kurorën e “Miss Fotozhenia”. Po bukuroshja që përfaqësonte Shqipërinë, deri në ç’fazë mbërriti?
Fatkeqësisht, 19-vjeçarja Adrola Dushi, e cila shihej si një nga favoritet nga mediat ndërkombëtare bashkë me “Miss Afrikën e Jugut”, nuk arriti të seleksionohet as në “Top-16”. Pavarësisht se la shumë përshtypje pozitive gjatë periudhës së përgatitjeve dhe shërbimeve fotografike të realizuara para konkursit zyrtar, ajo nuk u votua nga juria e “Miss Universe” për të qenë së paku mes 16 më të bukurave të planetit. Ndryshe nga “bashkatdhetaria” e saj, Diana Avdiu që mundi të mbërrijë deri aty, përkrah Venezuelës, Perusë, Rusisë, Meksikës, Afrikës së Jugut, Turqisë, Francës, Polonisë, Hungarisë, Kroacisë, Brazilit, Australisë dhe Indisë. Gjithsesi duhet thënë se Adrola na përfaqësoi denjësisht në këtë konkurs ku jo gjithçka është objektive, por janë në lojë edhe shumë faktorë të tjerë. Mjafton të thuhet se paratë për këtë garë bukurie i hedh miliarderi amerikan Donald Trump...

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More

 
Design by Free WordPress Themes | Bloggerized by Lasantha - Premium Blogger Themes | Affiliate Network Reviews