Këto janë momentet tragjike kur një baba vuan shpirtërisht, ndërkohë që i biri i tij tenton të vetëvritet.
Ngjarja ndodhi në Stamboll.
Ibrahim G., shofer taksie, po kalonte urën e Bosforit kur ndeshi në trafik. Aty ishte makina e djalit të tij, Emrah, që është po ashtu taksist. Ai zbret nga makina dhe kërkon të mësojë ç’po ndodh, kur sheh se i djali i tij kërkon të hidhet nga ura me një lartësi prej 64 metrash.
Tronditja dhe ulërimat e Ibrahimit janë të dhimbshme: “Djali im, djali im”.
Në momentet e fundit të birin e shpëtojnë nga hedhja.
Minuta më vonë ata përqafojnë njëri- tjetrin duke qarë.
Mesa duket djali kishte probleme të mëdha me paratë dhe tentoi vetëvrasjen.


7:00 AM

