Kane nisur netet live te spektaklit muzikor,“X Factor”, ne Shqiperi me 18 finalistet e tij. | ||||||
| ||||||
Nga te gjithe anetaret e jurise, pesha me e madhe ra mbi Alban Skenderaj cili ishte ne rrezik ti eliminohej grupi, Foxy Ladies. Ne momentin kur ai mori fjalen, publiku nuk pushoi se beri ovacione gje qe Albanin e irritoi paksa madje, mllefin e shfryu ne moderatoren e spektaklit, Alketa Vejsiu. “Mendoj qe eshte puna jote ta ndalosh publikun”, iu drejtuar ai Alketes e cila si duket u irritua nga kjo gje dhe iu kundervu kengetarit duke i thene: “Mendoj se eshte pune e te gjitheve kjo gje. Por, publiku na ka perkrahur vazhdimisht dhe mendoj qe duhet ti respektojme ne kete pike”. Nuk eshte hera e pare qe keta te dy, “sulmohen” me fjale ngaqe, edhe ne edicionin e kaluar te, “X Factor” ka pasur raste kur sidomos Albani, eshte dukur se nuk e ka edhe aq ne qejf Alketen. indeksonline. |


7:00 PM