Në rite, tradita, zakone apo afërsi gjeografike nuk ka asgjë të përbashkët me Shqipërinë. Përveç emrit, ka edhe himnin e ngjashëm me atë të Shqipërisë.Gjithsesi , këtë lidhje e ka bërë që në vitin 1977 ai që e krijoi, Kevin Baugh. Në këtë vit ai shpalli micronation (minikomb) “shtet sovran” një porcion të vogël prej 14.3 (58.000 m2) ha të shtetit amerikan, të cilin e quajti më vonë Republika e Molosëve.
Me burime të limituara informatike, Kevin Baugh qeveris duke përdorur si monedha xhetonët e pokerit, të cilat quhen Valora. Ajo që të bën më shumë çudi është fakti se Molossia përdor si himn të republikës së tij një version të përpunuar të himnit tonë kombëtar
Presidenti aktual Kevin Baugh drejton vendin me vetëm 11 banorë, është i martuar, ka dy djem dhe Zonjën e Parë, dy mace e tre qen dhe një kalë. Njëkohësisht ai kryen edhe detyrën e ministrit të Jashtëm. Republika e Molosëve ka një Deklaratë, ku thuhet se ajo është një nga vendet e para në botë që ka njohur pavarësinë e Kosovës, një ditë pasi Prishtina zyrtare e shpalli.
Presidenti i saj, i cili e quan veten edhe mbret, megjithëse ajo është republikë, Kevin Baugh, e shpalli këtë micronation, e njohur më pas si Republika e Madhe Vuldstein, më 1997. Molossia e konsideron veten si vend mik, megjithëse ajo është shpallur katërmbëdhjetë vjet më pas Republikë e Molossias, që në shqip thirret “Myzeqe”. Emri Myzeqe vjen nga një zonë fushore mjaft e begatë në pjesën perëndimore të bregdetit Adriatik, një fushë e madhe pjellore mes Lushnjës dhe Fierit. Banorët e kësaj zone thirren “myzeqarë”.
Në historinë e toponomastikës shqiptare Myzeqeja zë një vend të rëndësishëm. Unaza e bukurisë në universin e larmishëm të natyrës së kësaj fushe, e cila quhet dhe “hambari i Shqipërisë”, padyshim që është manastiri i Ardenicës, në Kolonjë, Lushnjë, që gjendet në pikën më dominuese të kësaj zone./kurir/FRI
Molossia: sipërfaqja 14,3 hektar (58.000 m2)
Anëtarësimi (popullsia): 11 veta
Data e themelimit: 3 shtator 1999
Udhëheqja: Presidenti Kevin Baugh
Struktura organizative: republika (de facto diktaturë)
Gjuha: angleze
Monedha e supozuar: Valora
Kryeqyteti: shpresohet
Flamuri: i bardhë e jeshil
Himni kombëtar: pothuajse i njëjtë me Himnin Kombëtar të Republikës së Shqipërisë.


7:00 PM