Friday, December 21, 2012

Arsyet pse urrehen festat e fundvitit



festat-fundvitGjate festave te fundvitit humori nuk eshte ne gjendje te mire, madje nje pjese e mire e njerezve shfaqin shenja depresioni.
Simptomat qe shfaqen me shpesh jane gjumi, shtimi i oreksit, shtimi ne peshe, ndjenje keputje, etj. E vetmja ane pozitive sipas studiuesve eshte se kjo periudhe kalohet me njerezit e dashur, ndaj kjo eshte arsyeja qe i kushtohet rendesi ketyre festave.
 
-Ne lidhje, kjo periudhe shoqerohet me zenka te shpeshta me partnerin. Kjo ndodh sepse ndoshta nuk eshte marre dhurata e duhur, deshira per te festuar eshte e ndryshme dhe ambientet qe pelqehen gjithashtu.
 
-Shendeti. Pervec simptomave te depresionit, festat e fundvitit perkojne si nje periudhe ku nje pjese e mire e njerezve eshte e prekur nga gripi dhe virozat e stines. Eshte e rendesishme qe gjate festave te ruhemi nga te ftohtet dhe te shijojme nje periudhe pushimi.
-Zemra. Raportet e fundit tregojne se gjate ketyre festave nje numer i madh personash humbin jeten nga infarkti, pasi kjo semundje rritet ndjeshem ne kete periudhe te vitit, krahasuar me periudhat e tjera.
 
-Lekura. Per shkak te temperaturave te ftohta, lekura e humb shkelqimin e saj, pasi ne ambientet e mbyllura temperatura vertitet rreth 30 grade, ndersa jashte afro 0 grade. Gjate kesaj periudhe vemendje e vecante duhet treguar ndaj fytyren, buzet dhe duart.
-Mbipesha. Trupi merr disa kilograme gjate festave, pasi teprohet disi me ushqimin dhe behen disa gatime qe nuk pergatiten perdite.
-Sheqeri ne gjak. Embelsirat e shumta qe konsumohen gjate kesaj periudhe cojne ne rritjen e nivelit te sheqerit ne gjak, ndaj kujdes mos e teproni me konsumimin e tyre.
 
- Ekonomia. Shpenzimet ne fundvit rriten ndjeshem pasi blerjet jane te shumta, duke bere qe muaji janar te na gjeje shpesh me xhepat thuajse bosh.
-Nostalgjia. Ambientet festive cojne shpesh ne nostalgji, per personat qe nuk i kemi prane, per ish-partneret apo edhe per menyrat se si festonim dikur. E rendesishme eshte qe te kenaqemi me personat qe keni prane, pasi nostalgjia e tepert nuk na ben mire, pasi na fut ne nje bote trishtimi

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More

 
Design by Free WordPress Themes | Bloggerized by Lasantha - Premium Blogger Themes | Affiliate Network Reviews