Aktorja amerikane Angelina Jolie, do të jetë regjisorja e një filmi të dytë, që sipas saj ka një histori të pabesueshme. Filmi është një dramë lufte e bazuar në rrëfimin për Louis Zamperinin, olimpisti i cili u zu rob lufte, raporton portali “Deadline Hoollywood”.
"U preka jashtëzakonisht shumë nga historia e pabesueshme heroike për Zamperinin dhe menjëherë fillova të luftoja që të fitoja mundësinë për të qenë regjisore e këtij filmi”, ka thënë Angelina për një portal, ndërsa shtoi se shtoi që "Zamperini është një hero i vërtetë, një njeri i besimit, i guximit dhe i altruizmit të madh".
Louis Zamperini, tani 95-vjeçar, është atlet amerikan i shtigjeve të mesme, i cili garoi në Lojërat Olimpike në Berlin. Gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte pilot, i cili përjetoi tortura të pabesueshme gjatë kohës sa ishte rob lufte në Japoni.
Historinë e jetës së tij e ka shndërruar në librin "Unbroken: A World War II Story of Survival, Resilience and Redemption", Laura Hillenbrand, autorja e “Seabiscuit”, vepër sipas së cilës është xhiruar filmi i shpërblyer “Gara e jetës”.
/Shekulli Online/E.SH/

7:01 AM