“Iku pa i dhënë asnjë shpjegim, është shumë e tronditur, tani ajo jeton me motrën që doli nga burgu”Dikur i dashuri i saj, në një lidhje që përfundoi me inate, dhe tani një mik i mirë. Gazeta jonë botoi një javë më parë një foto ku Ervin Sinjari dhe Ermela Mezuraj pinin kafe bashkë, tani pas ndarjes së saj nga i dashuri aktual Joti, duke hamendësuar për një rikthim te njëri-tjetri. Ervini e mohon duke u shprehur se tashmë janë thjesht miq të mirë me Ermelën, që mund t’i hapen njëri-tjetrit për problemet e tyre, qoftë edhe të zemrës. Në këtë intervistë, Ervini tregon se çfarë i ka rrëfyer Ermela për ndarjen nga Joti, pas një viti bashkëjetesë me të dhe si po e përjeton ndarjen.
Një rikthim miqësie te Ermela, tani që ajo është vetëdeklaruar “single”. Mund të na thuash si ndodhi që u ritakuat? Kush e bëri hapin e parë?
Është e vërtetë që jemi takuar dhe takohemi pa problem, por kjo s’është gjë e re për ne. Me Ermelën sa herë jam kthyer nga Londra kemi pasur gjithmonë raport të mirë miqësor, pasi jemi dhe komshinj në të njëjtin pallat. Ruajmë shoqëri të mirë, pasi unë nga natyra jam vetëm tipi që e kam mirë me të gjithë e jo më me Ermelën, me të cilën ndamë një eksperiencë të bukur bashkë.
Po thua që jeni takuar pa problem, po Joti ka qenë në dijeni të këtyre takimeve?
Ka qenë në dijeni dhe nuk e ka pasur problem. S’ka përse ta kishte problem kur gjërat ishin të qarta, ndërsa ne dimë ta ndajmë miqësinë nga një lidhje.
Kjo do të thotë që je takuar dhe me Jotin…
Me Jotin jo, pasi nuk kam rastisur ta takoj. E kamë parë shpesh në lagje kur bashkëjetonte me Ermelën, vetëm kaq.

Fakti që nuk ishit prezantuar mund ta bënte të ndihej keq, ndërsa e dashura e tij ri takohej me ish-in?Jo, s‘kishte arsye për këtë. Unë mendoj që duhet gjithmonë një njeri i afërt për të dëgjuar problemet tona, dhe për Ermelën unë isha dhe jam një i tillë. Besoj se kam qenë gjithmonë një mik i mirë për të.
Po thua që mes jush nuk ekziston më ndjenjë?
Çdo gjë e bukur e ka një fillim dhe mbarim në jetë. Kështu që mes nesh nuk mund të flitet më për ndjenjë.
Tashmë Ermela ka pohuar se nuk është më me Jotin. Si e ka përjetuar ndarjen?
Ka qenë vërtet e mërzitur. Por tashmë pas daljes së motrës nga burgu jetojnë të dyja dhe kalojnë kohë bashkë. Ndërkohë që Ermela ka filluar dhe punë në një kompani sigurimesh.
Nga bisedat që keni bërë, çfarë të rrëfeu Ermela për ndarjen?
E ka përjetuar keq në fakt ndarjen me Jotin, pasi ata duheshin marrëzisht. Nga bisedat që Ermela më ka bërë, unë mund të them që i kanë punët pezull, kanë pasur keqkuptime, debate e konflikte, por besoj që do rregullohen përsëri.
Ermela me statuset e saj në Facebook ka lënë të kuptohet se ai e ka shkelur në kallo dhe ka ikur pa i dhënë asnjë sqarim… Është e vërtetë?
Pak a shumë kështu. Pra, një ndarje me inat. Kanë pasur disa debate, dhe pas kësaj Joti ka marrë disa sende personale dhe është larguar nga shtëpia pa dhënë shpjegim. Gjithsesi, Ermela e ka pak tipin të tillë, që kur nxehet e hedh helmin shpejt. Unë mendoj se dhe Joti e dashuron, dhe besoj në një rikthim të tyre.
Pse beson në rikthimin e tyre, di diçka më shumë?
Besoj me të vërtetë, pasi ata janë bërë për njëri-tjetrin.
Ku jeton Joti tashmë, ndërkohë si po e menaxhojnë palestrën që hapën bashkë?
Nuk jam i informuar për këto. Pasi të them të drejtën, më shumë se çështjet e punës, kemi folur me Ermelën për këtë ndodhi të saj që kanë të bëjë me ndjenjat.
Ndërkohë që fundjavën e kaluar festove ditëlindjen, por Ermela mungoi. Je me dikë momentalisht, dhe ishte ajo prezente në këtë festë?
Ermela nuk mundi të vinte për arsye të saj. Për sa i përket një lidhjeje, jeta që unë bëj me udhëtime drejt Londrës ,nuk më favorizon të krijoj lidhje të qëndrueshme. Këtë gjë ua shpreh dhe vajzave me të cilat shoqërohem, sepse më pëlqen që jetën ta marr lehtë, jo shumë seriozisht.
Po Ermelës duke e njohur si tip, çfarë këshille do i jepje në këtë rast?
Unë besoj në rikthimin e saj me Jotin, dhe këshilla ime do të ishte të ketë besim në këtë lidhje të vërtetë.

7:01 AM