Wednesday, December 19, 2012

E meriton vërtet çmimin e më të dobësuarës në botë (fotot)

E meriton vërtet çmimin e më të dobësuarës në botë (fotot)
Kjo nënë e dy fëmijëve ka marrë çmimin e gruas më të dobësuar në botë për vitin 2012.
Britanikja Claire Alsop, 31 vjeç, druhej se nuk do i shihte dot fëmijët e saj duke u rritur pasi u rrumbullakos duke shkuar 137 kilogram.
Por më pas hyri në klubin e dobësimit, në janar të vitit 2011 dhe arriti të humbasë gati gjysmën e peshës së saj, plot 73 kilogram.
Ajo tha se pesha kishte nisur t’i shkaktonte asaj probleme, prandaj nisi që të shqetësohej për të ardhmen.
“Kisha probleme të rënda shëndetësore, edhe pse nuk kisha mbushur akoma mirë 30 vjeç”.
Ajo tha se nisi të mendonte se si do të dukej kur të ishte 40 vjeç.
Pavarësisht se e rrethuar nga ëmbëlsirat, të cilat i gatuan dhe i tregton vetë, ajo gjeti guximin për tu dobësuar.
Ajo shton se humbja në peshë e ka bërë atë më aktive në familje dhe ka transformuar edhe jetën e saj familjare.
Edhe i shoqi i saj Paul ka nisur të humbasë peshë dhe tani ndjehet më mirë me një grua elegante në krah.



Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More

 
Design by Free WordPress Themes | Bloggerized by Lasantha - Premium Blogger Themes | Affiliate Network Reviews