Gjitari detar ka përmasa të jashtëzakonshme: eshtë i gjatë plot 9 metra | ||||||
| ||||||
Ekipet e shpëtimit janë në garë kundër kohës, pasi një balenë doli vetë në breg gjatë mëngjesit të sotëm në Queens. Mësohet se gjitari detar eshtë i gjatë plot 9 metra dhe besohet se është i gjinisë femërore.Për ta mbajtur gjallë jashtë detit janë vënë në punë zjarrfikësit, të cilët po përdorin një pompë uji që ta lagin, teksa specialistët kanë bërë verifikimet e rastit. "Nuk kam parë kurrë një balenë të përmasave të tilla në Breezy që kur isha fëmijë. Shohim delfina dhe peshkaqenë në oqean, por s'na kishte ndodhur kurrë të dilnin në breg", ka treguar Joan Washington, një banor i zonës. | ||||||


7:00 AM
Ekipet e shpëtimit janë në garë kundër kohës, pasi një balenë doli vetë në breg gjatë mëngjesit të sotëm në Queens. Mësohet se gjitari detar eshtë i gjatë plot 9 metra dhe besohet se është i gjinisë femërore.