Sipas ditareve personale te Robert Kardashian-it, babait te Kim-it i cili ka nderruar jete ne 2003-shin, Kris Jenner ka qene e dhunshme me vajzen e saj kur ajo ishte vogel. | ||||||
| ||||||
Ne kujtimet e hedhura ne letër gjate viteve 1989-1990, Robert Kardashian jep një portret alarmant te ish gruas se tij, Kris Jenner. Ne atë kohe Kim-i ishte 10-11 vjeç. Babai i saj tregon: “Kris ishte gati ta gjuante Kim-in dhe t’i binte me shkelm. I tha edhe se do e vriste.” Me pas ai ka shkruar edhe se: “Kim-i ishte histerike. Një here tjetër, Kris-i e thirri vajzën duke bërtitur: Nëse nuk me bindesh je e vdekur.” Duhet thënë se martesa e Robertit dhe Kris-it ishte duke përfunduar gjate asaj periudhe. Ne vitin 1991 çifti ndahet. Ai vazhdon edhe me tej ta ofendoje ish bashkëshorten duke treguar se ajo e tradhtoi me një lojtar tenisi 24 vjeçar. “Ajo me la vete me fëmijët, nuk erdhi gjithë natën dhe nuk ka lënë asnjë numër telefoni ku ta lajmëroj.” Këta ditarë ia ka dhënë revistës, vejusha e Robert Kardashian-it, Ellen.“Ne nuk kemi asnjë dijeni për ekzistencën e këtyre ditarëve dhe për këto akuza absurde.” - ka deklaruar një zëdhënës i Kris Jenner-it për RadarOnline. (marre nga 7sur7) |