Virologia Ilaria Capua, e Istituto Zooprofilattico sqaron se këto studime do të nisin vetëm në ato vende qeveritë e të cilave kanë marrë vendime për të drejtuar këto studime në mënyrë të sigurtë, duke marrë parasysh çështjet e bio-sigurisë së shkencëtarëve.
Capua sqaron se ndërprerja e eksperimenteve për vdekshmërinë si rrjedhojë e virusit të shpendëve nuk do ishte e arsyeshme, vetëm për shpenzim parash.
Ajo shton se këto janë tentativat e para të studimeve, për virusin aq shumë të rrezikshëm për mbarë botën, por se me zhvillimin e teknologjive, aftësia e zbulimit do jetë më e madhe.
Sipas saj, kërkesave për këtë studim duhet tu përgjigjen financiarisht qeveritë, pasi shkencëtarët janë të gatshëm.