Personi që akuzohet nga drejtësia si i dyshuari kryesor i vrasjes së 21-vjeçarit Andi Prifti është shoqëruar sot me reagimet e familjes së tij.
Në një intervistë për një të përditëshme shqiptare famija e të dyshuarit është shprehur “Djali ynë nuk është vrasës. Ne e dimë se çfarë fëmijësh kemi rritur. Ne e vëmë dorën në zjarr për këtë, por nëse organet e drejtësisë provojnë të kundërtën, atëherë ta varin në litar!”.
Gjatë një konference për shtyp dhënë mbrëmjen e së martës, krerët e Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Fierit bënë me dije se 25-vjeçari Gentian Shahini dyshohet të ketë vrarë për motive të dobëta djalin e biznesmenit.
Për këtë ngjarje u shoqëruan edhe tre kushërinjtë e 25-vjeçarit, por asnjëri prej tyre nuk ka pranuar autorësinë e krimit që tronditi banorët e qytetit të Fierit.
Nga të dhënat e policisë rezulton se Gentian Shahini ka pranuar se e njihte viktimën, por nuk kishte gisht në vrasjen e tij.
I akuzuari ka pohuar se në kohën kur ka ndodhur krimi ndodhej në stanin e tij.
Nga ana tjetër, policia ende nuk ka përcaktuar vendin ku u masakrua me thika 21-vjeçari, trupi i pajetë i të cilit u gjet pasditen e së dielës rreth 1.5 km në hyrje të Semanit./alb-observer.com/