Friday, January 25, 2013

Ruhu Casper! J.Lo takohet ne menyre sekrete me...

Deshmitare kane pare kengetaren te zhvilloje nje takim te dyshimte ne New York

Burimi:

ikub.al

Kur i dashuri i saj është larg saj, duket se Jennifer Lopez përfiton nga rasti për të takuar..."ish"-in e saj. Gjatë udhëtimit të saj të fundit në New York, J.Lo e ka lënë Casperin në Los Angeles dhe kaq ka mjaftuar për të bërë të mundurën një takim me Marc Anthony.
Lopez mësohet se ka qendruar në "London Hotel" të Manhatanit, mirëpo është parë të largohet të martën drejt "The Mark", ku po qëndronte Anthony. Dëshmitarë flasin për një qëndrim sëbashku që ka zgjatur për orë të tëra e që të bën të mendohet se mund të mos ketë qenë thjesht...takim rastësor. "Ai erdhi shumë shpejt për ta takuar atë, me kokën poshtë, sikur të donte të mos e shihnin", ka rrëfyer një burim. Çfarë loje të jetë duke luajtur vërtet Jennifer Lopez? (NewYorkPost)

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More

 
Design by Free WordPress Themes | Bloggerized by Lasantha - Premium Blogger Themes | Affiliate Network Reviews