Saturday, January 26, 2013

Ndjek gruan me djalin 4 vjeç me makinë, derisa i shtyn në aksident dramatik (FOTOT)




 

Një fëmijë i moshës 4 vjeçare u përfshi në një sherr të fuqishëm mes prinderve, ku gruaja mori fëmijën dhe u largua me djalin me makinën e saj.

Kryefamiljari 39 vjecar i ndoqi me makinën e tij duke i goditur disa herë, deri sa makina me të cilën udhëtonin nënë e bir u përplas me mjete të tjera. Nga përplasja u dëmtuan të dy, ndërsa djali ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Ngjarja dramatike ka ndodhur në Vicentino të Italisë me protagoniste, dy bashkëshortë maqedonas, raporton korrespondenti i noa.al. Jozyrtarisht raportohet per familje maqedonase me origjine shqiptare.

Autori i ngjarjes quhet Fadil Saloski, 38 vjecar me banim prej disa kohesh si emigrant ne Cassola - Itali qe ju shihni edhe tek kjo foto qe jju sjell 

Ndjekja me makinë tamam si neper filma, zgjati për mëse 10 kilometra gjatë së cilës si rrjedhojë e shpejtësisë se pakontrolluar, gruaja e tij 29 vjecare përfundoi kundravajtje duke u përplasur me nje fugon qe po vinte ne drejtimin e vet.

Policia tha se gruaja me vogelushin ne makine, u shty disa here nga makina tjeter qe e ndiqte e ku ne timon ishte i shoqi, i cili e perplasi dhe e detyroi te dilte ne krahun e kunder te levizjes gjate provokimit te aksidentit.

Dy te plagosurit u derguan ne spitalin e Bassano ku femija ndodhet ne gjendje kritike per jeten kurse e ema, jashte rrezikut. Por ne spital perfunduan edhe tre persona te tjere, nga fugoni qe po ashtu mbeten te plagosur.

Policia tha se arrestoi Fadil Saloskin me akuzen e vrasjes se mbetur ne tentative ne rrethana cilesuese. a.y/noa.al



Fadili, arrestuar para pak vitesh

Emri i Fadil Saloskit i njohur edhe me emrin Ivan Zidar nuk ishte i panjohur per policine. Po ne zonen e Vicentino, ne tetor 2010, Fadili ishte arrestuar bashke me disa persona te tjere, mes tyre emigrantin Arbi Andoni si dhe disa marokenë, me akuzën e vjedhjes përmes klonimit të kartave bankare.

Grupi sipas hetimeve funksiononte në mënyrë të organizuar dhe nëpërmjet kartave të falsifikuara bankare kishte arritur që të përfitojë 1,6 milion euro. Ata kishin falsifikuar 460 karta bankomati, me të cilat tërhiqnin para nëpër vende të ndryshme të Italisë.

Paratë e përfituara ata i harxhonin duke blerë vetura të shtrenjta, banesa dhe duke i përdorur edhe për vënien e basteve. Sipas policisë italiane, mes të arrestuarve gjendeshin edhe serbë, bullgarë, etj.

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More

 
Design by Free WordPress Themes | Bloggerized by Lasantha - Premium Blogger Themes | Affiliate Network Reviews