Saturday, January 26, 2013

Femrat e famshme, të kthyera në formë pas lindjes (FOTOT)

Për çdo femër rikthimi në formë të mirë fizike pas lindjes është tepër i vështirë, por jo i pamundur.

Të angazhuara maksimalisht për të qenë elegante si më parë, duke iu përkushtuar në maksimum jo vetëm rritjes së fëmijës por edhe trupit të tyre, femrat e famshme shfaqen në këtë galeri imazhesh pak javë pas lindjes, raporton noa.al.

 Adele, është ngjitur në skenë pasi ka sjellë në jetë djalin e saj, dhe imazhi i këngëtares me fustanin e zi ishte perfekt.

 Por jo vetëm pasi edhe aktorja Megan Fox e njohur për trupin e saj elegant është shfaqur pak javë pas lindjes me rroba plazhi.

 Katër javë pas lindjes, një tjetër femër e famshme rikthehet në formë të mirë fizike, Beyonce.

“Ndjehem më e bukur sesa më parë”, është shprehur këngëtarja.

 Një tjetër nënë me trup elegant është edhe aktorja Reese Witherspoon, e cila pasi ka sjellë në jetën fëmijën e tretë të saj në shtator të vitit të kaluar, është fotografuar me fustanin e shkurtër ngjyrë blu.

“Nuk e di nëse jam rikthyer menjëherë në formën e dikurshme por mjafton të kesh durim”, shprehet ajo.

 Drew Barrymore praktikon yoga dhe ushtrime sportive dhe në daljen e parë në publik, shtatë javë pas lindjes së vajzës në muajin shtator, aktorja ishte në formë të mirë.

 Adriana Lima, tetë javë pas lindjes së vajzës Sienna po në muajin shtator të vitit të kaluar falë dietës dhe palestrës u rikthye elegante dhe nuk kishte sesi të ndodhte ndryshe për një modele të Victoria’s Secret.

 Gjithashtu edhe personazhe të tjera të njohura si Hilary Duff, Jennifer Garner, Mariah Carey, Miranda Kerr, etj shfaqen në formë elegante pas lindjes së fëmijëve të tyre.

    

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More

 
Design by Free WordPress Themes | Bloggerized by Lasantha - Premium Blogger Themes | Affiliate Network Reviews