skip to main |
skip to sidebar

7:00 PM

Për 19 vite me radhë ai kishte lidhur jetën me të në një martesë e cila ishte ndërtuar mbi dashurinë… Por ajo që kishte dashur për gjithë ato vite doli të ishte …ai. Bëhet fjalë për një 64 vjecar nga Belgjika që u njoh 19 vite më parë me një “vajzë” indoneziane.
“Martesa ime e dytë ishte drejt fundit dhe kur e njoha, u dashuruam shumë shpejt. Ajo ishte një vajzë tërheqëse dhe me një feminilitet të spikatur. Në atë kohë ishte vetëm 27 vjeç dhe e pyeta nëse donte të kishte fëmijë. Përgjigja e saj ishte negative dhe diçka e tillë më gëzoi, pasi unë kisha dy fëmijë për vete dhe nuk doja të tjerë. Gjatë viteve, në mënyrë që të mos ngelej shtatzanë merrte rregullisht kontraceptivë, ndërsa nuk dyshova kurrë gjatë raporteve seksuale, ndonëse gjithmonë përdorte një lubrifikues, për të cilin vetëm tani e di se është procedurë e zakonshme tek transeksualët”, u shpreh Jan për mediat.
Por lumturia e tij u prish kur dy kur “Monica” nisi të vishte veshje tepër provokuese dhe të qëndronte natën deri vonë. Nga frika se mos po e tradhëtonte dhe do e linte, 64-vjeçari kontaktoi një prej të afërmeve të gruas i cili i tha se gruaja e tij ishte transeksual.
“Bota ime u shemb në 20 sekonda. U ndieva i tmerruar. Më duket sikur jam përdhunuar për 20 vitet e fundit”, u shpreh JAn i cili u përpoq që ta dëbonte “gruan” por një vendim gjykate nuk e lejonte. Tashmë ata jetonte sërish në një cati deri sa gjykata të vendosë për divorcin që është shumë i koklavitur