Babai i 11- vjetarit, Denis Alimadhi, i cili humbi jetën pas një ndërhyrje në sy në QSUT, shprehet se pranon të zhvarrosë kufomën për hetimin më të drejtë të çështjes.“Nëse laboratori i mjekësisë ligjore nuk ka mjetet e duhura për të përcaktuar diagnozën e saktë për shkakun e vdekjes së djalit, atëherë ne kërkojmë që të merren kampione të reja për analiza. Mjekët i kanë kampionet, por nëse u duhen analiza të reja, ne jemi dakord që të zhvarroset trupi i djalit, vetëm që të dalë në pah e vërteta. Madje nëse laboratori në vendin tonë nuk arrin që të bëjë analizat e plota, atëherë le të dërgohen analizat jashtë shtetit. Ne duam të dimë vetëm shkaqet që çuan në vdekjen e djalit”, deklaron Fatmir Alimadhi.
Ai akuzon se po zhduken provat që fajësojnë mjekët.
“Përderisa hetimet nuk po ecin, përderisa dosja është kthyer sërish tek policia, ne mendojmë se po bëhet përpjekje për zhdukjen e provave si dhe për manipulimin e tyre derisa të arrihet pafajësia e personelit mjekësor”, thekson Fatmiri për GSH.
Babai pohon se tashmë ata jetojnë për dy vajzat, por jeta pa Denisin nuk është më njësoj.


7:00 PM