Sunday, January 13, 2013

Njeriu që ngacmoi sek sualisht një komb


Kur një nga drejtuesit e BBC u pyet se pse nuk ishte folur për Jimmy Savile dhe abuzimet e tij monstruoze, ai tha se ky ishte një sekret i hapur.
Po kush është Jimmy Savile, njeriu që ka tronditur Britaninë e Madhe?
Ish- prezantues dhe DJ në BBC, u bë i famshëm sidomos për paradën muzikore “Top of the Pops” dhe emisionin “Jim’ll Fix”. Vdiq në vitin 2011, në tetor, në moshën 84- vjeçare.
Pasi një media publikoi një dokumentar për abuzimet e tij seksuale, nisën të vërshojnë denoncimet, që nxorën në pah një monstër të vërtetë.
Sot është bërë publik raporti i policisë britanike për Savile.
Për 60 vite me radhe ai ka abuzuar seksualisht me mbi 450 viktima, mes tyre 34 pretendojnë se janë përdhunuar.
Njeriu që kishte ngritur një fondacion për bamirësi dhe shkonte si vullnetar në spitale, ka abuzuar seksualisht me 23 femra në ambientet e BBC, ndërkohë që 14 femra i ka dhunuar në spitale.
Shokues është fakti se viktima më e vogël e abuzimeve të tij është vetëm tetë vjeç dhe është djalë.
Duke publikuar raportin, Peter Spindler, oficeri i policisë që merret me hetimet, tha se Savile ka abuzuar seksualisht me një komb të tërë.
Në raport thuhet se ai ka bërë abuzime seksuale edhe para se të bëhej i famshëm.
Një nga të dhunuarat e tij, ka rrëfyer për BBC se përse nuk ngriti zërin në atë kohë. Ajo tha se ishte 13 vjeç dhe i dukej një gjë e madhe që një prezantues i njohur merrej me të.
“Nëse dikush do ia bëjë vajzës sime 13- vjeçare këtë gjë, do lajmëroja policinë,” tha ajo.
73 përqind e viktimave të tij ishin nën 18 vjeç dhe shumica e vajzave ishin mes 13- 16 vjeç.
Kulmin e sulmeve e pati mes viteve 1966-1976, kur ishte mes 40 dhe 50 vjeç.
Ngacmimin e fundit seksual e ka bërë në vitin 2009, kur ishte 82 vjeç. Ndërkohë ngacmimi i parë i dokumentuar është në vitin 1955.
Më shumë se 450 mijë sterlina janë shpenzuar nga policia për të hetuar çështjen e tij.

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More

 
Design by Free WordPress Themes | Bloggerized by Lasantha - Premium Blogger Themes | Affiliate Network Reviews