Zakonisht stili i jetesës së politikanëve është shumë larg nga ai i elektoratit të tyre. Por nuk ndodh kështu në Uruguai. Njihuni me presidentin që jeton në një fermë të rrënuar dhe dhuron shumicën e pagës së tij.Rrobat lahen diku jashtë shtëpisë. Uji vjen nga një pus në oborr, i veshur me bimë. Vetëm dy oficerë policie dhe Manuela, një qen me tre këmbë, bëjnë roje.Kjo është rezidenca e presidentit të Uruguait, Jose Mujica, stili i jetesës të të cilit ndryshon shumë nga shumica e liderëve në botë.Mujica ka hequr dorë nga shtëpia luksoze që ofron shteti uruguaian për liderët dhe ka vendosur që të qëndrojë në fermën e gruas, në një rrugë të paasfaltuar jashtë kryeqytetit Montevideo.Presidenti dhe e shoqja punojnë vetë tokën e rrisin lule.Ky stil jetese i kufizuar vjen për shkak se Mujica e dhuron rreth 90 përqind të pagës së tij mujore prej 12 mijë dollarë. Për këtë arsye ai është cilësuar si presidenti më i varfër në botë.
Sunday, January 13, 2013
Ja kush eshte Presidenti më i varfër në botë
“Kam jetuar kështu shumicën e jetës sime,” thotë ai, i ulur në një karrige të vjetër në kopsht.
“Mund të jetoj mirë me këtë që kam”.
Nga paga e dhuruar e tij përfitojnë njerëzit e varfër dhe sipërmarrjet e vogla. Nga ajo që mbetet mund të thuhet se ai merr sa një uruguaian mesatar, pra rreth 775 dollarë në muaj.Në vitin 2010, pasuria e tij e deklaruar me detyrim ishte 1800 dollarë, vlera e një Volkswagen Beetle e vitit 1987.I zgjedhur në vitin 2009, Mujica kaloi vitet ’60 dhe ’70 si pjesë e guerileve Tupamaros, një grup i armatosur i majtë, i frymëzuar nga revolucioni kuban.Ai është qëlluar gjashtë herë dhe ka kaluar 14 vite në burg. Shumicën e dënimit e ka kaluar në kushte të ashpra dhe në izolim deri në vitin 1985 kur Uruguai u kthye në demokraci.Vitet në burg e kanë ndihmuar që të ketë një vizion të ri për jetën.
“Më thonë presidenti më i varfër, por nuk ndjehem i varfër. Njerëzit e varfër janë ata që punojnë vetëm për të pasur një stil të shtrenjtë jetesës dhe duan gjithmonë e më shumë,” thotë ai.
“Kjo është çështje lirie. Nëse ti nuk ke shumë gjëra në pronësi, nuk të duhet të punosh gjithë jetën si skllav për t’i mbajtur ato, ndaj ke më shumë kohë për veten.
Mund të dukem si një plakush ekscentrik, por kjo është një zgjidhje e lirë,” thotë ai.Por edhe pse e simpatizojnë për stilin e jetesës, kjo nuk do të thotë se ai nuk është i kritikuar për atë që bën qeveria.Opozita uruguaiane thotë se rritja ekonomike e vendit nuk ka sjellë shërbime më të mira publike në arsim e shëndetësi.Për herë të parë që prej vitit 2009 kur ai u zgjodh, popullariteti i ka rënë nën 50 përqind.Megjithatë ai nuk ka pse shqetësohet shumë për popullaritetin. Ligjet e Uruguajit nuk i lejojnë atij të rizgjidhet. Kështu, në moshën 77 vjeçare, ai do të tërhiqet nga politika.Kur ta bëjë këtë gjë, do të marrë një pension dhe ndryshe nga sa ndodh me shumë ish- presidentë, ai nuk do e ketë të vështirë të mësohet me pagesën që do marrë./*Marrë me shkurtime nga BBC.


7:00 PM