Thursday, December 20, 2012

UFO në Udine të Italisë?! Dëshmitarët: Ishte 4 m i gjatë !


395933_238060802952724_121168135_nQyteti italian i Udines, është tronditur nga lajmi i përhapur se në të paska qëndruar një disk fluturues dhe se prej tij ka dalë një figurë misterioze, e cila rezultonte të ishte plot 4 metra e gjatë.
… Ata që e kanë pohuar një lajm të tillë, kanë qenë shumë shoferë, të cilët kanë ndaluar në mes të rrugës, për të parë pamjen e pazakontë për një qenie normale….
Leonard D’Andrea, një dëshmitar okular i ngjarjes
tregon: “Unë po ngisja makinën time, ndërsa kur po ecja pranë rrotullimit së Morteglianos, u detyrova të ndalem, sepse para meje kishte edhe makina të tjera. Mendova se kishte ndonjë aksident, por kur dola jashtë kam vënë re se kishte tre makina në frontin e një krijese të çuditshme që ecte përgjatë rrugës. Ishte rreth katër metra i lartë dhe ishte i heshtur….”
Dëshmitarët e tjerë, siç tregojnë, ishin në gjendje për ta parë të huajin e dyshimtë të ecte, ndërsa pohuan se ai ishte me ngjyrë afërsisht gri, me këmbë të gjata e me sa duket, edhe lakuriq.
“Ndërsa i binte drita, kam vënë re se koka e tij kishte një formë të rrumbullakët dhe që përfundonte në një formë konike. Kjo krijesë ishte duke ecur në rrugë, por më pas, ajo u zhduk nga sytë e vëzhguesve. Të gjithë betohen, se ajo me siguri ka qenë krijesë nga një tjetër planet”, saktëson dëshmitari D’Andrea.

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More

 
Design by Free WordPress Themes | Bloggerized by Lasantha - Premium Blogger Themes | Affiliate Network Reviews