Sunday, December 23, 2012

SHBA, familje të lumtura dhe të armatosura



SHBA, familje të lumtura dhe të armatosura
Pas vrasjes shokuese të 20 fëmijëve dhe 6 të rriturve javën e kaluar në një shkollë fillore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, debati mbi zotërimin e armëve ka rifituar vëmendje. 

Këtë javë, presidenti Barack Obama premtoi reforma mbi kontrollin e tyre nga njerëzit e thjeshtë, ndërsa ata që janë kundër këtyre reformave mendojnë se tragjedi të tilla parandalohen me anë të policëve të armatosur në shkolla.

Në fotot e mëposhtme po ju paraqesim familje amerikane të armatosur më së miri. Ja shpjegimet që japin për zotërim armësh:

“Mbaj armë sepse jetoj në një lagje të “ashpër”. Nëse djemtë e këqinj kanë armë, mendoj se edhe unë duhet të kem.”



“Mendoj se si një amerikan, kam të drejtën time për të mbajtur armë sipas Kushtetutës. E përdor për gjah, por edhe për vetëmbrojtje. Kur më është shkatërruar shtëpia nga uraganët, u ula në oborr së bashku me fqinjët për të parandaluar vjedhjen e orendive. Nëse do të ndodhte diçka, kishim me vete armët.”



“Mbaj armë sepse popullata e paarmatosur bëhet viktimë genocidi.”



“Jam një vajzë polici dhe e di që bota është një vend i rrezikshëm.”

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More

 
Design by Free WordPress Themes | Bloggerized by Lasantha - Premium Blogger Themes | Affiliate Network Reviews