Keni menduar ndonjehere se kush jane pemet me te cuditeshme ne bote? Eshte nje pyetje qe nuk behet zakonisht por qe lind menjehere sapo hasim ndonje trung te perdredhur me lule plot ngjyra.
Jemi mesuar te degjojme per peme te cuditshme krishtlindjesh, te ndertuara me elemente te cuditshme, apo dhe me mjete riciklimi. Por kur ne to ve dore nena natyre dhe ne thjesht kemi mundesine te shohim nje spektakel natyror te rralle, atehere eshte interesante. Por ku gjenden pemet me te cuditshme ne bote?
Ne te vertete bota eshte plot me peme, disa anonime, disa te tjera te bukura, madje dhe shume te rralla. Njeriu gjithmone ka gjetur strehe dhe hije nen deget e tyre, perdor drurin per te ndertuar mobilje, per tu ngrohur, per arme, ushqehet me frutat e tyre, etj.

Ditet e sotme po jetojme si ne nje ringjallje dhe shtepite ne peme po pushtojne tere territoret dhe ne epoken e high-tech. Quhet Methuselah dhe ne fakt eshte pema me e vjeter ne bote. Gjendet ne Kaliforni, me sakte ne White Mountains dhe i perket familjes Pini (Pinus Longaeva).
Ka nje moshe qe llogaritet mes 4844 dhe 4845 vjet, pra shume me shume se Methuselahu biblik. Eshte e kote qe ta kerkoni, duke pasur parasysh vleren e saj te cmuar, vendodhja e saj mbahet sekret. Jemi mesuar te mendojme pemen e jetes ne forme te stilizuar, me dege spirale.

Por ne Bahrain eshte nje peme jete druri me gjethe. Gjendet ne Jebel Dukan dhe i ka mbijetuar kushteve te pafavorshme te jetes (arsyeja e emrit), duke treguar nje rezistence te konsiderueshme. Ne fakt ndodhet ne nje shkretetire, pa uje dhe pa hije pervec hijes se vet.
Ne Kamboxhia ka peme te jashtezakonshme, mjafton te beni nje xhiro ne Angkor Wat dhe ne tempujt e vet per ta kuptoni. Ne Ta Phrom, mund te shikoni pemen me rrenjet e fuqishme, te buta, mes tempujve qe krijojne spektakel te vertete dhe unik.

Ndersa pema me e famshme e Meksikes ka nje emer te zbukuruar, quhet Cipresso Montezuma (njihet edhe si Tule Tree). Ne fakt eshte shume e gjere, plot 11 metra dhe rrethohet nga nje gardh qe mbron gjethet dhe trungun nga duart e turisteve. Ndersa pema me e famshme ne France eshte ne te vertete nje kishez e vogel, e cila ndodhet brenda nje lisi te madh.
Quhet Chene Chapelle, ndodhet ne Bellefosse dhe daton ne 1669-en, kur nje prift vendosi te ndertoje nje kishez te vogel ne brendesi te asaj qe ne ate epoke quhej nje peme antike (sot ne fakt nje pjese e mire e pemes eshte e vdekur).



7:00 PM