
E pas dy javesh, bota rikthehet sërish të qajë njeriun më të vjetër. Dina Manfredini, 115-vjeçarja nga Johnston, e cila e kishte marrë "rekordin" vetëm para dy javësh, është shuar gjatë mëngjesit të sotëm. Konfirmimi ka ardhur nga mbesa e saj, Lori Logli. Dina e kishte trashëguar titullin e "njeriu më të vjetër" nga "Guinness"-i, që tashmë ka bërë me dije se titulli i ka kaluar Jiremon Kimuras, i cili është 15 ditë më i ri se Manfredini. Nuk mbetet veçse të shpresohet që mbajtësit të ri t'i zgjasë pak më shumë rekordi.
(Giorn)