Kafka e pazakontë është gjetur në një varrezë të Onavas në Meksikë | ||||
Vetëm alienët mungonin, në prag të datës 21 dhjetor, që konsiderohet si ajo e "fundit të botës". Pikërisht është zbuluar një kokë e jashtëzakonshme për dimensionin dhe formën që ka, ndërkohë thuhet se i ka takuar një alieni. Ndonëse nuk ka asgjë të sigurtë për këtë tezë. Po sikur kjo kokë e pazakontë të mos i takonte një alieni? Sipas arkeologes Cristina Garsia, kjo kafkë e gjetur në një varrezë të Onavas në Meksikë, duhet të datojë më shumë se 1000 vjet më parë, të bën të mendohet për një praktikë të përhapur në popullatën mesoamerikne, që parashikonte deformimin e kafkës për të dalluar një grup social, apo për qëllime thjesht rituale. (Ieggo) | ||||


7:00 AM