Thursday, December 20, 2012

Elbasan, grabitet dhe plagoset kambisti



Elbasan, grabitet dhe plagoset kambisti
Një kambist është qëlluar me armë zjarri dhe me pas eshte grabitur sot ne qytetin e Elbasanit. Ngjarja eshte shenuar ne lagjen Kala ku 50-vjeçari Xhemal Lici eshte qelluar me dy plumba pistolete. 

Sipas deshmitareve ne vendngjarje Licit i eshte zene prite nga 4 persona te cilet pasi e kane qelluar, e kane grabitur dhe me pas jane larguar me nje makine.

50-vjeçari i cili mori nje goditje ne shpatull dhe nje ne kembe pasi ka marre ndihmen e pare ne spitalin e Elbasanit eshte derguar drejt Spitalit Ushtarak pasi gjendja e tij eshte renduar. Policia eshte vene ne ndjekje te autoreve te ketij krimi i cili ndodhi mengjesin e sotem shume prane qendres se qytetit. Ende nuk dihet shume qe i eshte grabitur kambistit, nderkohe ai po lufton per mbijetese ne Spital Ushtarak. Sipas policise autoret jane larguar ne drejtim te paditur nderkohe qe po punohet per identifikimin e tyre. Vetem 3 dite me pare u grabit me arme zjarri nje argjendari, autoret e se ciles ende nuk jane ndaluar. 

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More

 
Design by Free WordPress Themes | Bloggerized by Lasantha - Premium Blogger Themes | Affiliate Network Reviews