Romë, 28 shkurt 2013, NOA.al- Një i ri shqiptar është ekzekutuar me katër plumba pistolete sapo kishte dalë nga banesa e tij. Viktima është shqiptari 36-vjeçar Mikel Bushaj, (Bushai Michel në dokumentet që iu gjetën), i cili është qëlluar me armë zjarri në makinën tip furgon në mes të sheshit “Garibaldi”, raporton noa.al.
Mes pistave kryesore ku po hetohet për zbardhjen e kësaj vrasje është larje hesapesh mes trafikantëve të drogës dhe viktima dyshohet se ka qenë në arrest shtëpie.
Trupi i pajetë është gjetur nga policia dhe u konstatua se ishte qëlluar me dy plumba në kokë dhe dy në gjoks.
Policia tha se ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes si dhe po punon për identifikimin e kapjen e autorëve. Hetuesit shprehen për mediat italiane se shkaku për të cilin është vrarë shqiptari dyshohet se është trafiku i drogës dhe autorët mund të jenë edhe ata shqiptarë, emigrantë në Itali. b.gj/noa.al