Wednesday, October 10, 2012

Nicole Kidman s'permbahet ne skena seksi, por refuzon te thote...

Aktorja amerikane shfaqet e përmbajtur kur bëhet fjalë për të thënë shprehje raciste. 

Nicole Kidman nuk ka limite, kur duhet të pasurojë interpretimin e saj artistik me zhveshje dhe skena të forta nëpër filma. Mirëpo, ja që ylli amerikan vendos kufirin vetëm kur bëhet fjalë për të thënë shprehje raciste. Ajo ka zbuluar se për filmin "Paperboy", i ishte kërkuar të thoshte fjalën "Nigger" (Zezak), gjë që aktorja e ka refuzuar kategorikisht.

Arsyeja? Duket se ka ardhur gjithçka vetëm për të respektuar djalin e saj të adoptuar Connor, babai i të cilit është ish-i shoqi i Kidmanit, Tom Cruise. "Thjesht nuk e ndieja se ishte e drejtë për karakterin time - është justifikuar Nicole -. Unë kam një fëmijë, i cili është afro-amerikan. Prandaj nuk e mendova se diçka e tillë ishte e drejtë".

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More

 
Design by Free WordPress Themes | Bloggerized by Lasantha - Premium Blogger Themes | Affiliate Network Reviews