Në qendër të akuzave ndaj vajzës së kryeministrit, Argita Berisha Malltezi, Partia Socialiste vuri një korrespondencë mes zyrës së saj avokatore dhe biznesmenit pakistanez Zafar Ansar, i cili kërkonte të investonte në Shqiperi ne fushen e energjetikës. Por cili është qëndrimi i zotit Ansar për të gjithë këtë histori nisur në vitin 2007? Ai jeton në Suedi. Top Channel mundi ta intervistojë nëpërmjet ‘Skype’ për të sjellë, versionin e tij për korrespondencën në fjalë dhe si lindi bashkëpunimi me zyrën avokatore të vajzës së Kryeministrit. Fillimisht ai i përgjigjet pyetjes si mundi të takohet me Kryeministrin Berisha dhe cfarë biseduan.
Zafar Ansar: Takimi u organizua nga ambasadori i Shqipërisë në Arabinë Saudite. Vajta e takova për ta informuar se kisha në plan të ndërtoja një TEC me kapacitet 12 Megawat. Kryeministri ishte i gëzuar që po dëgjonte rreth këtij projekti dhe më tha se do të bënte gjithcka që mundej duke shtuar se shpresonte që unë të bashkëpunoja me njerëz të mirë në Shqipëri. E falenderova duke i thënë do të jetë kenaqësi e imja”.
Top Channel: Kush ju prezantoi me kompaninë avokatore të Argita Berishës?
Zafar Ansar: Takimi është organizuar nga zoti Admir, ambasador në Arabinë Saudite.
Top Channel: A jeni takuar personalisht me Argita Berishën?
Zafar Ansar: Disa herë.
Top Channel: Cilat ishin arsyet që u tërhoqët nga ky investim?
Zafar Ansar: Mund t’ju them se nuk u tërhoqa nga ky projekt, por m’u tha se nuk mund të merrja lejen për ta ndërtuar TEC-in. Arsyeja e vetme që mund të mendoj përse kjo ndodhi, lidhet me mosblerjen e tokës me atë çmim aq të lartë që m’u ofrua. Edhe sikur të më jepej leja, unë nuk do ta kisha blerë atë tokë, pasi nuk ishte e përshtatshme për të ndërtuar atë që une doja. Më erdhi shumë keq që s’munda ta realizoja një investim të tillë prej 100 milionë euro.

7:01 PM