Një vajzë e moshës 5 vjeçare ka gjetur vdekjen nga infarkti, e trembur pasi pa një të afërmin e saj gjatë një feste në familje në Ragusa të Italisë, të veshur si shtrigë për tu sjellë dhurata fëmijëve. Vajza u dërgua me urgjencë në spital dhe mjekët konstatuan se vogëlushja kishte vdekur si pasojë e arrestit kardiak. Ishin vetë prindërit e vajzës ata që u treguan mjekëve se si kishte ardhur ngjarja, duke konfirmuar se e vogla kishte frikë nga shtrigat dhe fantazmat dhe se për këtë arsye ishte shtuar edhe herë tjetër në spital.


7:01 PM