Sunday, January 13, 2013

Rudina Magjistari rrëfen lidhjen me Xhatin: Ishte dashuri me shikim të parë


Moderatorja Rudina Maxhistari ka rrëfyer dje  në studion e Arian Çanit historinë e saj të dashurisë me kampionin e kick box-it, Xhavit Bajrami.
Dy vite më parë e kam pasur Xhatin të ftuar në program. Përpara kësaj nuk e njihja fare”.
Ajo tregon se njohja fillimisht ka qenë virtuale.
Jemi njohur duke shkruajtur në” Facebook”. Menjëherë sapo mësova se cili ishte, pata dëshirën për ta ftuar në emision. Nuk ishim friend fare. Thjesht më ka shkruar ai. Ishte një histori shumë e bukur (qesh)”.
Më pas vijon të tregojë: “Po në “Facebook”. Ishte një fotografi e rastësishme. Ai më shkroi “Përshëndetje nga Tokyo”. Fakti që më shkruante nga Tokyo më tërhoqi vëmendjen dhe më bëri përshtypje, sepse unë kam simpati për kulturën aziatike dhe kam lexuar shumë. Nuk kam qenë asnjëherë atje, por një ditë do të shkoj. Do të më pëlqente të shkoja të shikoja hotelin dhe kompjuterin prej të cilit është nisur ai mesazh. Përgjigjia nga Tirana ishte e menjëhershme.”
Rudina sqaron se kampioni është i gjatë 197 cm dhe se meshkujt e gjatë i duken tërheqës. Ajo shpjegon se jeta e tij në Zvicër ka bërë të mundur mbajjtjen fshehur të lidhjes së saj, por megjithatë ajo shpegon se çfarë  e tërhoqi tek Xhati.
Mendoj se ishte vërtet një goditje në atë moment. S’më kishte ndodhur kurrë në jetë një gjë e tillë. Pastaj kjo u plotësua edhe me gjëra të tjera dhe u kompletua e gjitha. Kishte një lloj solariteti në portret. Kishte shumë dritë në portret dhe gjithashtu edhe buzëqeshja e tij ishte shumë solare. Kjo më goditi menjëherë. Unë besoj tek dashuria me shikim të parë, sepse e di që i ka ndodhur njerëzve, por nuk besoja se do të  më ndodhte mua ndonjëherë, Është diçka e vështirë  dhe shumë e rrallë që ndodh, dhe tek-tuk dikujt mund t’i qëllojë të provojë diçka të tillë në jetë. Jetova një moment shumë të bukur”-deklaron Rudina.
Ajo shprehet se nuk do të dëshironte ta shihte të dashurin e saj në ring , pasi e konsideron sport të rëndë dhe do ta shqetësonin ato  pamje

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More

 
Design by Free WordPress Themes | Bloggerized by Lasantha - Premium Blogger Themes | Affiliate Network Reviews