Tuesday, January 15, 2013

Një djalë në Tiranë ankohet në polici se e ngacmon një vajzë në celular


Një djalë i ri në Tiranë, ankohet se shqetësohet në telefonin e tij personal nga një femër dhe për këtë fakt, ka vendosur ta denoncojë atë duke kërkuar ndihmën e policisë. Është djali 25 vjeçar H.F., banues në Rrugën e Dibrës në Tiranë, ai i cili ka kryer denoncimin në policinë e kryeqytetit, duke u ankuar se 18 vjeçarja L.V, banuese në afërsi të Qytetit Studenti në Tiranë, për motive të dobëta, e ka shqetësuar nëpërmjet telefonit celular. Fakti pohohet  edhe nga burime policore. Ata thanë se ka filluar këtë të shtunë procedimi penal dhe po punohet për gjetjen dhe shoqërimin e 18 vjeçares L.V

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More

 
Design by Free WordPress Themes | Bloggerized by Lasantha - Premium Blogger Themes | Affiliate Network Reviews