Wednesday, January 9, 2013

Gjyshja që u bë nënë per te sjelle ne jete femijet e të bijës

Maria da Gloria pranoi të "huazonte" mitrën dhe vezët për të bijën

Burimi:

ikub.al

Maria da Gloria është një gjyshe-mama. Gruaja 51-vjeçare nga Brazili ka sjellë në jetë dy binjake, pasi i "huazoi" mitrën dhe vezët të bijës. Fernanda Medeiros, 34 vjeç, s'do të kishte pasur mundësi për t'u bërë nënë pa gjestin e dashurisë së nënës së saj, pasi asaj i ishte hequr mitra në moshën e adoleshencës.
Kështu, pas një serie kontrollesh mjekësore, e ëma pranoi të bëhej sjellësja në jetë e atyre që në fakt do të ishin vetëm mbesat e saj, teksa arriti të mbetet shtatzënë në ciklin e dytë të fekondimit. E pasi iu nënshtrua një operacioni katër javë përpara fundit të shtatzënisë, gruaja si për çudi ia doli të sjellë në jetë dy binjake të shëndetshme, Emannuel e Julia. "Nuk mund të mos jemë më shumë se e lumtur", ka deklaruar Fernanda Madeiros për shtypin lokal. Ndërkohë që ajo do t'i nënshtrohet një trajtimi për të bërë të mundur të paktën ushqimin me qumësht të bebeve të saj. (Ieggo)

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More

 
Design by Free WordPress Themes | Bloggerized by Lasantha - Premium Blogger Themes | Affiliate Network Reviews