Friday, January 11, 2013

Alketa Vejsiu:"Dikush shume i dashur per mua nuk ishte i lumtur per nderhyrjen ne hunde!"

Shumë nga femrat e njohura në botë kanë bërë të paktën një rregullim në pamjen e tyre. Këtë proces e kanë ndjekur edhe femrat e ekranit shqiptar, mes tyre edhe moderatorja e njohur televizive, Alketa Vejsiu.

Burimi:

Te Tjera


Nga bukuroshja 16 vjeçare e ekranit nuk kujtojmë thuajse asgjë, pasi fytyra e Alketës ka ndryshuar totalisht. 
Ajo ka zvogëluar hundën vite më parë dhe për një kohë relativisht të shkurtër e ka mbajtur të fshehtë këtë operacion. Pas bujës që bëri “hunda e re” e Alketës në prezantimin e spektaklit “Gjeniu i Vogël”, prezantuesja nuk ngurroi të fliste për këtë ndërhyrje. Pas saj, Alketa thuhet se i është nënshtruar edhe ndërhyrjeve të tjera në buzë, mollëza etj.
Për ndryshimin e hundës së Alketës, dikush nuk është i lumtur. Moderatorja ka bërë të ditur se i ati i saj nuk e ka miratuar ndërhyrjen.
Ajo ka publikuar në rrjetin social Facebook një fotografi me të vëllanë, Endrin, kur ajo ishte në klasën e katërt të shkollës fillore.
Mes komenteve për fotografinë, është edhe ai i Alketës, që thotë: "Kjo është hunda natyrale, trashëgim nga babi që është shumë i mërzitur me modifikimin që i bëra. Po mua më duket më mirë kështu siç e kam tani".Indeksonline
 

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More

 
Design by Free WordPress Themes | Bloggerized by Lasantha - Premium Blogger Themes | Affiliate Network Reviews